Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur për momentin e vështirë që po kalojnë Europa në përgjithësi dhe Italia në veçanti, për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, që u pasua edhe me ndërprerjen e kampionateve të futbollit, si dhe të gjithë sporteve të tjera.
“Askush nuk e priste këtë situatë të çmendur, por e rëndësishme është që ndërhymë dhe ndërpremë kampionatin më herët se të gjithë. Është e vështirë të qëndrosh në shtëpi, por duhej mbrojtur shëndeti i njerëzve, ndaj më mirë që u vendos kështu”, deklaroi tekniku i Italisë.
Të martën UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me të 55 anëtarët e saj, ku me shumë gjasa do të vendoset për shtyrjen e kampionatit Europian, teksa opsionet janë zhvillimi në nëntor, ose vitin e ardhshëm.
“Të martën do të dimë më shumë mbi këtë argument dhe do të mund të flasim për gjithçka. Nëse Europiani do të bëhej këtë verë, do të fitonim, por mund të fitojmë edhe vitin tjetër. Jemi gati të luajmë si në nëntor, ashtu edhe verën tjetër. Madje kur të rikthehemi do të jetë më bukur, pasi nuk do të kemi frikë nga asgjë”, deklaroi Mancini.
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…
Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…
Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…
Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…