Mancini, aktualisht është selektor i kombëtares së Italisë, dhe së fundmi është pyetur se a duhet vazhduar Serie A apo jo.
Selektori i kombëtares italiane beson se për kombëtaren e tij do të ishte më mirë nëse nuk rifillon sezoni, por ka thënë se lojtarët dëshirojnë të kthehen në fusha të blerta.
“Të jem i sinqert, edhe unë jam ngopur me qëndrimin brenda. 60 ditë mjaftojnë për ta çmendur një njeri”, ka thënë Mancini.
“Si trajner i kombëtares, mund të them se do të ishte më mirë nëse Serie A nuk rifillon, sepse nëse ata luajnë shumë ndeshje gjatë verës, nuk do të kenë pushim mjaftueshëm dhe mund të ketë lendime”, ka shtuar trajneri.
“Gjithsesi, unë e di se lojtarët mezi presin të kthehen në fusha, kështuqë shpresoj se ata do të mund ta bëjnë këtë sa më parë”, ka thënë ndër të tjerash Mancini.
Pandemia që ka kapluar botën ka bërë që Euro 2020 të shtyhet për vitin 2021, pasi synohet që ligat nacionale të përfundohen gjatë verës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky…
Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të…
Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do…
Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…