Manchester United është gati t’i ofrojë holandezit Matthijs de Ligt një rrugë shpëtimi nga Juventusi, nëse qendërmbrojtësi do të vazhdojë të vuajë në Serinë A.
Kështu shkruan “DailyMail”, që analizon situatën e 20-vjeçarit në radhët e “Zonjës së Vjetër”. De Ligt ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve verën e kaluar, por në fund ai hodhi poshtë ofertat e shumë klubeve të mëdha, për t’iu bashkuar Juventusit, që shpenzoi plot 67.5 milionë stërlina për ta shkëputur nga Ajaxi.
Sidoqoftë, “tulipani” nuk ka arritur të përshtatet si duhet gjatë sezonit të tij të parë dhe të vështirë në Serinë A. Ai e humbi vendin e titullarit, të cilin ia rrembeu Demiral, por lojtari turk u dëmtua në janar.
United, kuptohet, po e vëzhgon me shumë kujdes situatën dhe, në rast se Juvja do të të vendosë të shkurtojë shpenzimet (de Ligt është i dyti më i paguar, pas Ronaldos), do të hidhet në sulm për holandezin.
United ka mjaft alternativa në qendër të mbrojtjes. Verën e kaluar harxhoi 80 milionë stërlina për Harry Maguire, që iu bashkua në këtë pozicion emrave të tillë si Victor Lindelof, Eric Bailly, Axel Tuanzebe dhe Phil Jones. Sidoqoftë, me Chris Smalling të vendosur të largohet përfundimisht, pas një sezoni huazimi te Roma, dhe me Jones që ka të ngjarë ta ndjekë atë larg “Old Traffordit” gjatë verës, United mund hidhet sërish në treg për një tjetër qendërmbojtës.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…