Dështimi i radhës në Europë duket se ka lënë shije të hidhur te Manchester City, por drejtuesit e klubit anglez kanë ndërmend të konfirmojnë besimin ndaj trajnerit Pep Guardiola dhe t’i përforcojnë edhe më shumë organikën.
Mbrojtja duket se është “thembra e Akilit” për “citizens”, ndaj pas holandezit Nathan Ake, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Napolin, për të marrë shërbimet e senegalezit Kalidou Koulibaly.
Ky i fundit prej kohësh e ka pranuar se dëshiron të largohet nga Napoli për të provuar një tjetër eksperiencë, ndërsa Manchester City është klubi i vetëm që mund të kënaqë pretendimet e De Laurentiis, duke ofruar rreth 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.
Ndërkohë te Napoli kanë filluar të mendojnë edhe për pasardhësin e Koulibaly dhe kanë nisur negociatat me klubin e Lille, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar brazilian, Gabriel dos Santos Magalhaes.
Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon, duke u shndërruar në një titullar të francezëve, të cilët nga ana tjetër mund të heqin dorë nga mbrojtësi, nëse arkëtojnë një shifër prej 15-20 milionë eurosh.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…