Ditën e djeshme mediat italiane raportuan me siguri të plotë se Milani ka arritur akordin e plotë me gjermanin Ralf Rangnick, i cili pritet të vijë në pankinën kuqezi me kompetenca të trefishta, ato të trajnerit, drejtorit teknik dhe drejtuesit të stafit mjekësor.
Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe zyrtarizimi pritet të vijë vetëm në përfundim të ndeshjeve të kampionatit, ndërsa roli i trefishtë i Rangnick, duket se përjashton të ardhmen e Paolo Maldinit te Milani.
Në prag të sfidës së sotme ndaj Juves, ish kapiteni legjendar i Milanit nuk iu shmang dot pyetjeve në lidhje me atë çfarë po ndodh në kampin kuqezi, ndërsa pranoi se në atë që po ndërtohet, nuk e di ende nëse ka vend edhe për të.
“Nuk e di nëse ka më vend për mua në Milanin e ri, por tani dua t’i shkojmë deri në fund kampionatit dhe të marrim sa më shumë kënaqësi që të mundemi. Me Gazidis flas shpesh dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar, pasi në situata të tilla pritet fundi i sezonit. Megjithatë babai im ka qenë kapiteni i Milanit, unë kam luajtur dhe fituar shumë me këtë fanellë, ndërsa edhe im bir është pjesë e skuadrës, ndaj lidhja ime me kuqezinjtë nuk mund të vihet në diskutim për asnjë moment”, deklaroi Paolo Maldini.
Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës. Berisha u shpreh se…
Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca…
Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë. Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas…
Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas…
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…
Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë…