Categories: Uncategorized

Malcom u zgjodh lojtari i muajit nga Zenit, çmimi i vjen me dron (VIDEO)

Izolimi për shkak të coronavirusit nuk e ndaloi klubin e Zenitit të Shën Petërburgut që të ndajë ashtu si zakonisht çmimin e lojtarit të muajit, që këtë herë shkoi për mesfushorin brazilian Malcom.

E veçanta e ndarjes së çmimit është se ai ju dorëzua futbollistit nëpërmjet një droni në shtëpinë e tij. Në videon e shpërndarë nga klubi rus, Malcom sqaroi për tifozët se si iu kërkua nëpërmjet një mesazhi që të hapte dritaren e apartamentit të tij dhe një dron i dorëzoi futbollistit trofeun e fituar për paraqitjet e tij me klubin muajin e shkuar.

Të lidhura

None found

Në muajin mars, Malcom luajti 3 ndeshje për Zenitin duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar një asist ndërkohë që aktualisht kampionati rus është ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid 19.

Malcom gjithashtu dha dhe një mesazh në momentin e marrjes së çmimit duke falënderuar të gjithë tifozët e klubit të zenitit që e votuan dhe duke i kërkuar që të qëndrojnë të sigurt në shtëpitë e tyre.

të fundit

Rënie e numrit të udhëtarëve me autobus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

3 minutes ago

Akuzat e tifozëve të Dinamos për “tradhti” në skuadër: Nga Ilir Daja te lojtarët, mesazhi i fortë që i shkon presidentit Bardhi

Ilir Daja, ekipi i Dinamos dhe Adrian BardhiSituata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”…

6 minutes ago

Forca policore zë pozicione pranë banesës së Jakup Krasniqit, ndërsa pritet ardhja e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

10 minutes ago

Autogoli absurd i Mourës, mbrojtësi i Portos shpërtheu në lot dhe kërkoi menjëherë zëvendësim

Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…

18 minutes ago

Nafta çmimet në rënie në dogana, por jo në tregun e pakicës! Kompanitë regjistrojnë xhiro rekord, normat e fitimit në rritje të lehtë

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

25 minutes ago

KEDS announces areas that will be without electricity today due to grid works

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…

31 minutes ago