Categories: Uncategorized

Malaga ishte vetëm 2 milionë euro larg nënshkrimit me Cristiano Ronaldon

Detaje interesante janë zbuluar nga e kaluara e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez, i cili tashmë konsiderohet si një nga më të mirët e historisë që kanë luajtur këtë sport, ishte shumë afër që të kalonte te Malaga.

Gjatë kohës kur lojtari ishte tinejxher, Malaga ishte vetëm 2 milionë euro larg transferimit të tij.

Këtë lajm e ka zbuluar së fundmi Carlos Rincon, i cili asokohe ishte kryeskaut i skuadrës spanjolle, transmeton lajmi.net.

“Cristiano ishte çfarë është tani, edhe kur ishte i ri. Një lojtar me forcë fizike, dhe spektakolar me topin.”

“Kisha parë Ronaldon, dhe ai nuk kishte debutuar akoma me skuadrën e parë të Sporting Lisbonës. Nisëm një ofertë përmes Jorge Mendes” ka zbuluar Rincon.

“Oferta që kemi bërë asokohe prekte 1.5 milionë euro, dhe lojtari kushtonte 3.5 milionë. Nuk finalizuam marrëveshjen, pasi nuk barazonim dot kërkesën e tyre” ka shtuar tutje ish skauti.

Me dështimin e kësaj lëvizje, Ronaldo do të shkonte te Manchester United, për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

11 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

22 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

39 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

1 hour ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago