Lyon është gati për ta rikthyer në skuadër mbrojtësin Samuel Umtiti.
Qendërmbrojtësi francez u largua katër vite më parë nga Lyon për t’iu bashkuar Barcelonës për 25 milionë euro.
None found
Por ai tani nuk bënë pjesë në planet e katalunasve dhe Lyon dëshiron ta rikthejë përsëri në Ligue 1.
Interesimi i Lyon për Umtitin ka bërë që Barcelona të rihapë negociatat për transferimin e Memphis Depay nga skuadra franceze.
Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, dy skuadrat kanë rihapur negociatat dhe po bisedojnë për shkëmbimin e lojtarëve.
Vlera e lojtarëve është e njëjtë dhe Barça e Lyon mund të shkëmbejnë lojtarët kokë më kokë pa pasur nevojë të shtojnë para.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e dy lojtarëve, por duket se marrëveshja mes palëve është shumë afër.
Vlen të theksohet se Depay ka një marrëveshje personale me Barcelonën dhe po pret që klubet të gjejnë gjuhë të përbashkët që holandezi të transferohet në Camp Nou.
Nga ana tjetër edhe Umtiti nuk është kundër rikthimit te Lyon, duke parë që te Barça e ka shumë të vështirë të luaj si titullar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…