Juventusi arriti të barazonte në shifrat 2-2 kundër Romës mbrëmjen e djeshme, pavarësisht se në fushë qendronte me një lojtar më pak.
Verdhekuqtë humbasin 2 pikë kundër bardhezinjve dhe këtu një barrë të madhe të fajit e mban edhe sulmuesi Edin Xheko.
None found
Vetëm shumë pak e ndanë nga firma në kontratë me “Zonjën e Vjetër”, gjë të cilët boshnjaku duket se e ka dëshiruar së tepërmi. Për këtë mjafton të shihen rastet e humbura në fushë. Megjithëse me shiritin e kapitenit në krahë, Xheko nuk i udhëheq të tijtë drejt fitores. Sa shumë i fali Juves, a thua se kishte firmosur për bardhezinjtë.
Në momentin e parë që i jepet mundësia të shkëputet e të dalë vetëm për vetëm me Sheznin, boshnjaku zgjedh të zgjasë dorën pas e të tërheqë Kielinin, me një veprim që nuk bën një sens logjik, duke ditur se përpara nuk shihte asnjë mbrojtës tjetër. Ndërkohë dy raste të tjera janë shpërdoruar tërësisht nga Edin Xheko, i cili nga brenda zone bën më të vëshirën. Një herë me një goditje të lehtë qendrore, ndërsa tjetrën duke e dërguar topin jashtë nga një pozicion ku goli dukej një bast i fituar.
Kjo ka bërë që edhe gazetari italian, Franco Melli, të shpërthejë kundër lojtarit të Romës. “Xheko? Juve e falenderon me zemër, sepse luajti sikur ta kishin punësuar. Është e pabesueshme se si Roma nuk mundi ta fitonte atë ndeshje. Mendoj se Xhekos i duhet hequr rroga deri për Krishtlindje. Çdo sulmues do t’i kishte shënuar ato gola, apo?”, shprehet Melli.
Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit dje…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqinë veriore, ku një zjarr i madh që përfshiu një zonë pyjore i ka…
5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse,…
Marcelo Bielsa mori përgjegjësinë e plotë për eliminimin e ekipit kombëtar të Uruguait në fazën e grupeve nga Kupa e…
Finalizohet në Durrës operacioni policor i koduar “The Hill 2”, i cili kishte në shënjestër goditjen e një rasti të…
Carlos MartinezCarlos Martinez ka njoftuar largimin e tij nga Partizani [...]Read More...