Me 4 shqiptarë në fushë dhe Indrit Tucin në stol Lokomotiva e Zagrebit shkruajti historinë. Skuadra kryeqytetase arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në fushën e Osijek në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u kualifikuar për në paraeliminatoret e Champions League për herë të parë në historinë e saj.
Mersinaj, Çokaj, Uzuni e Kastrati ishin titullarë përballë Osijekut që duhet të vuante mungesën e Eros Grezdës për shkaqe dëmtimi por kishte në fushë nga minuta e parë ish lojtarin e Tiranës Merveille Ndockyt.
None found
Barazimi në këtë sfidë nuk i bënte punë asnjërës prej dy skuadrave pasi nëse fitonte Rijeka në krahun tjetër diçka që ndodhi si Osijek ashtu edhe Lokomotiva e Zagrebit shkonin në Europa League.
Uzuni dhe Lirim Kastrati të cilët luanin ndeshjen e fundit me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit(kanë edhe finalen e Kupës ndaj Rijekas) pasi të dy janë shitur respektivisht te Ferencvaros dhe Dinamo e Zagrebit patën ndikimin e tyre në golin e parë dhe atë që zhbllokoi shifrat të realizuar nga Jakic në minutën e 53-të por shumë shpejt në të 57-ën Maric barazoi për Osijek.
Bbarazim që nuk i vlente asnjërës prej dy skuadrave pasi Rijeka po fitonte në krahun tjetër dhe në fund të dyja skuadrat u hodhën në kërkim të golit që do t’i çonte në Champions me fatin që i buzëqeshi Lokomotivës pas një autogoli të Loncar në minutën e 88-të. Në këtë kualifikim historik të Lokomotivës një rol të madh kanë luajtur futbollistët shqiptarë, por me Uzunin dhe Kastratin që do të largohen në fund të këtij sezoni, ata që do ta shijojnë do të jenë Mersinaj, Çokaj dhe Tuci.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…