Categories: Uncategorized

Lojtarët e Realit udhëzohen të stërviten nga shpia

Real Madridi është klubi i parë i futbollit që është vendosur në karantinë në Spanjë, pasi që basketbollisti i klubit madrilen doli pozitiv në testin për virusin Covid-19. Përderisa lojtarët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, atyre u është dhënë një plan nga klubi për ushtrimet që duhet t’i bëjnë deri sa të kthehet në klub.

Mediumi spanjoll, El Chiringuito, raportoi të enjten në mëngjes se një basketbollist i Real Madridit është infektuar me koronavirusin. Edhe ekipi i futbollit është izoluar pasi që skuadra e basketbollit ushtron në të njëjtën qendër me atë të futbollit.

Të lidhura

None found

Fakti që basketbollisti e ka zbuluar tani se është i infektuar do të thotë se edhe sportistët e tjerë dhe stafi i klubit mund të kenë qenë në kontakt me virusin.

Të gjithë lojtarët do të duhet ta ndjekin protokollin dhe do të duhet të vetëizolohen për dy javët e ardhshme. Futbollistët dhe basketbollistët e Real Madridit do të duhet të stërviten vetë në shtëpi, pasi që klubi ua ka dhënë të gjithëve nga një plan për ushtrimet që duhet t’i bëjnë.

Shumë prej futbollistëve kanë dhoma të veçanta në shtëpi ku mund të stërviten. Ata do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e klubit në rast se atyre u shfaqet ndonjë simptomë.

Klubi spanjoll ishte e planifikuar të përballej me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, megjithatë kjo ndeshje do të duhet të shtyhet.

Liga e Kampionëve në përgjithësi është në dyshim, pasi që edhe mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka dal pozitiv në testin për virusin dje dhe e gjitha skuadra e Juventusit është detyruar të vendoset në karantinë.

Ndërkohë, La Liga ka vendosur që të suspendohen dy xhirot e ardhshme të kampionatit vendor, duke e hedhur poshtë kështu vendimin paraprak që këto ndeshje të zhvillohen pa tifozë. /

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago