Juventusi ka arritur marrëveshje me lojtarët në bazë të cilës do të kursej rreth 90 milionë euro.
Kjo është bërë e ditur të shtunën mbrëma në faqen zyrtare të kampionit italian.
Sipas komunikatës, lojtarët dhe trajneri janë pajtuar që të mos paguhen për muajt mars, prill, maj dhe qershor të këtij viti.
“Juventusi njofton se për shkak të gjendjes globale shëndetësore, që po pamundëson aktivitetin sportiv, ka arritur marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin e ekipit të parë lidhur me kompenzimin e tyre për pjesën e mbetur të edicionit aktual. Marrëveshja parasheh reduktimin e kompenzimit me shumë të barabartë me pagesat mujore për mars, prill, maj dhe qershor 2020. Në javët në vazhdim do të arrihen marrëveshjet personale me lojtarët dhe trajnerim, ashtu si kërkohet me rregullore”, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Klubi i madh italian ka njoftuar se marrëveshja mundëson të kursehen nga ana e klubit të 90 milionë eurove. Juventusi ka falënderuar lojtarët dhe trajnerim për mirëkuptimin. Po ashtu Juventusi ka njoftuar se nëse kampionati vazhdon, do të negociojë sërish për kompenzimin financiar.
Shumica e klubeve evropiane aktualisht po negociojnë me lojtarët për ulje të pagave. Në një pjesë të klubeve marrëveshjet nuk po arrihen lehtë, me lojtarë e trajnerë që refuzojnë uljet. Ndërkohë disa klube tashmë kanë finalizuar marrëveshjet.
Në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me…
Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe…
Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi. Aktori, i njohur për…
Ditën e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në…
Prokuroria e Fierit, ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur…
Fabian Muçollari, 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila, më 14 shtator 2016, është…