Zakonisht nuk ndodh që tifozët e Liverpoolit të festojnë një fitore të Manchester United, por suksesi i “Djajve të Kuq” në derbi kundër Manchester City-t e ka afruar më shumë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp me titullin kampion në Premier League. Në fakt, “The Reds” mund të jenë më pak se një javë larg shpalljes matematikisht kampion pas 30 viteve. Madje ata mund ta vënë kurorën e kampionit pa shkelmuar një top.
Golat nga Anthony Martial dhe Scott McTominay i dhanë United një fitore 2-0 në derbin e Manchesterit dhe kjo do të thotë që Liverpooli duhet të fitojë vetëm dy ndeshjet e radhës për titullin e 19-të në histori. Por nëse Citizens u humbin dy takimet e ardhshme, festa në “Anfield” do të niste pa luajtur qoftë një ndeshje tjetër.
City do të presë të mërkurën Arsenalin, në ndeshjen e prapambetur që u shty për shkak të finales së Carabao Cup (Manchester City triumfoi ndaj Aston Villas). Kampionët aktualë të Premier League më pas luajnë të shtunën përsëri në stadiumin “Etihad”, ku presin Burnley-n. Nëse i humbin të dyja ndeshjet, do t’i dorëzonin zyrtarisht Liverpoolit titullin e Premier League-s.
Sidoqoftë, nëse City fiton vetëm një nga këto takime, atëherë Liverpooli ka shansin ta festojë titullin në derbin me Evertonin në “Goodison Park”, të hënën e ardhshme.
Në rast se City merr pikët maksimale në shtëpi në të dy takimet, Liverpooli mund ta vendosë kurorën e parë të Premier League-s më 21 mars, duke fituar dy ndeshjet e ardhshme me Evertonin dhe Cristal Palace.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…