Sulmuesi gjerman Timo Werner ka pranuar se dëshiron të largohet nga Leipzig dhe Bundesliga gjermane në fund të sezonit për të provuar një eksperiencë në një tjetër kampionat, ndërsa favoritë për shërbimet e 24-vjeçarit janë Interi dhe Liverpooli.
Zikaltrit kanë nisur prej kohësh negociatat me menaxherët e sulmuesit dhe kanë tashmë një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare, por lëvizja do të bëhet vetëm nëse Barcelona do të kënaqë dëshirat e milanezëve, për të marrë në “Camp Nou” Lautaro Martinezin.
Nga ana tjetër, në “Anfield Road” është Jurgen Klopp që e kërkon me ngulm yllin gjerman dhe është investuar edhe vetë personalisht për ta bindur t’u bashkohet kampionëve të Europës, pasi bëhet fjalë për një sulmues që përshtatet mirë në disa pozicione të repartit të avancuar.
Megjithatë sipas mediave gjermane favoritë për të marrë shërbimet e Timo Werner janë zikaltrit e Interit, pasi me Conten gjermani do të kishte një vend të sigurt si titullar dhe për më tepër do të luante si sulmues i dytë në krah të Lukakut, një skemë që 24-vjeçari e preferon së tepërmi.
Ndryshe është situata në “nfield Road”, ku Klopp ka disa lojtarë titullarë si Salah, Firmino dhe Mane, ndaj do të ishte e vështirë që të luante të gjitha ndeshjet dhe të mund të bëhej protagonist.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen…
Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas informacioneve…
Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21.…
Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije…
Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…
Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…