Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, që do të hidhet sot në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, ku skuadra e Milanit dhe lojarët e Kombetares, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, do të mësojnë kundërshtarët e fazës së grupeve.
Në fazën e grupeve 18 ekipe vijnë si të kualifikuara në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off”-et e djeshme, 6 të eliminuarat nga “play off”-et e Ligës së Kampioneve, tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.
Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi. Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…