Ashtu siç ishte folur gjatë këtyre ditëve në media, ka ardhur më në fund edhe konfirmimi zyrtar nga drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo, që në një intervistë për mediat franceze pranoi se Cavani dhe Thiago Silva do të lënë kryeqytetin francez në fund të sezonit.
“Kemi mbërritur në fund, pasi klubi nuk u ka ofruar kontratë të re Cavanit dhe Thiago Silvës, kështu që ata sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e jona. Ideja jonë për momentin është që të firmosim një kontratë dy mujore për t’i pasur deri në fund të gushtit, duke qenë se do të luhen ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Leonardo.
Për Cavanin ka oferta nga klube të mëdha europiane, si Inter dhe Atletico Madrid, me spanjollët dukshëm në avantazh, duke qenë se në këtë rast është angazhuar edhe vetë trajneri Diego Pablo Simeone.
Sa i përket Thiago Silvës, ka qenë vetë ky i fundit që ka deklaruar se nuk do të rikthehet në Brazil, pasi dëshiron të japë ende në futbollin europian, ndërsa Milani dhe Evertoni janë klubet që kanë kërkuar shërbimet e tij.
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…