Babai i Leo Messit, Jorge Messi, i cili është edhe agjenti i kapitenit të Barcelonës, ka blerë një shtëpi në Milano dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Interit të ekzaltohen. “Pleshti” është ëndrra e madhe e zikaltërve, por Mundo Deportivo ka frenuar menjëherë entuziazmin e krijuar.
Sipas portalit katalanas, ylli argjentinas nuk është plotësisht i vetëdijshëm për zërat e kalimit tek Interi dhe nuk e ka mendjen fare të merkato. Ai po shijon në maksimum pushimet. La Liga u mbyll dhe lojtarët do të pushojnë disa ditë, përpara se të kthehen në stërvitje për të përgatitur duelin kundër Napolit në Champions League.
Messi po kalon disa ditë të bukur në Ibiza bashkë me familjen e tij. Në shoqërinë e tij ndodhen edhe Luis Suarez dhe Pepe Costa, dy ndër miqtë më të ngushtë të futbollistit më të mirë në planet.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…