Klubi i Bundesligës gjermane, RB Leipzig, ka kërkuar falje pasi të dielën ka larguar 20 tifozë japonezë nga stadiumi për shkak të frikës nga koronavirusi.
Përgjegjësit e sigurisë në “Red Bull Arena” kanë larguar 20 tifozët pasi ndeshja filloj. Njëri prej tyre ka thënë se janë larguar 10 minuta pasi kishte nisur ndeshja.
Klubi gjerman të hënën ka publikuar një deklaratë në faqen zyrtare, duke thënë se është bërë një gabim prej tij lidhur me mysafirët nga Japonia, transmeton Koha.net.
“Tashmë po mundohemi të vëmë kontakt me tifozët që t’i ftojmë ata për ndeshjen e ardhshme si vendas dhe të mundohemi të kompenzohemi për gabimin”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ka pasur kritika ndaj klubit pasi u bë e ditur se japonezët janë larguar nga stadiumi.
Koronavirusi ka prekur fuqishëm sportin, përkatësisht futbollin. Ndeshje të shumta janë shtyrë në Serie A.
Koronavirusi fillimisht u shfaq në Kinë, ndërsa Italia është vendi më i prekur në Evropë. Vende tjera si Zvicra kanë anuluar ndeshje të futbollit.
RB Leipzigu barazoi 1:1 me Bayer Leverkusenin.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…