Categories: Uncategorized

Lazio akuzon Juventusin dhe Interin: Duan që të mbyllet kampionati

Lazio ka “ndezur” një debat në distancë me klubet e veriut të Italisë, në lidhje me ndërprerjen e kampionatit për shkak të përhapjes së koronavirusit, pasi klubi bardhekaltër ka kërkuar vazhdimisht që të lejohet të bëjë stërvitje normalisht, duke qenë se Roma nuk është “vatër e nxehtë” e Covid-19.

Vetë Claudio Lotito kërkoi që Lazio dhe klubet e tjera në jug të vijonin stërvitjen, por në video-konferencën e Ligës kjo u kundërshtua ashpër nga Interi, Juve dhe klube të tjera në veri, ku është e pamundur stërvitja, për shkak të masave të ashpra të izolimit.

Së fundi “benzinë zjarrit” i ka hedhur zëdhënësi i klubt kryeqytetas, Arturo Diaconale, i cili ka deklaruar se klubet e veriut të Italisë, si Juventus dhe Inter janë ato që kanë interes të anulohet kampionati.

“Juventus dhe Inter kanë interes të anulohet sezoni dhe pastaj egoist del Lotito. Juventus u dha leje lojtarëve të largohen nga Italia, pa pasur një datë për kthimin e tyre, ndërsa së fundi të njëjtën gjë po bën edhe Interi. Imagjinoni pak nëse vendoset për rifillimin e stërvitjes, këta lojtarë duhet të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë, kur të kthehen në Itali”, tha zëdhënësi i Lazios.

Diaconale vijoi fjalën e tij, duke thënë se Lotito e De Laurentiis duan që kampionati të përfundojë me çdo kusht, për të shmangur humbjet ekonomike, ndërsa disa klube, kanë gjetur aleatë edhe te skuadrat që rrezikojnë rënien dhe po kërkojnë anulimin e kampionatit.

“Bëjnë ironi me Lotiton dhe e quajnë “virolog”, kur thotë se kampionati ka gjasa të rifillojë sa më shpejt, ndërsa më pas janë vetë Agnelli e Elkan, që shfaqen si specialist, duke parashikuar se kjo situatë do të vijojë deri në fund të pranverës, madje edhe në verë”, u shpreh Diaconale.

të fundit

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Një 34-vjeçar shqiptar, është shpallur në kërkim nga Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli si autor i…

3 minutes ago

Sulmet ndërmjet Iranit dhe Izraelit, shifra të reja dhe deklaratat e fundit që shprehin ‘zemërimin’ e të dyja palëve

Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, tha Zyra e Kryeministrit…

8 minutes ago

Rike Roçi shijon ditët e verës me stil në natyrë – ndan fotografi të reja me bikini

Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja të realizuara në natyrë. Ajo shfaqet…

32 minutes ago

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

Vrasja e Martin Canit, është një tragjedi që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare. Ajo ka nxjerrë në pah problemet e…

32 minutes ago

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe ka dëmtuar legenin. Gazetarja…

50 minutes ago

“Sakrifikoj parajsën për dikë tjetër” ,Heidi Baci rikthehet në ekran me një rrëfim mbi librin e saj poetik “Liminal”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Heidi Baci, është rikthyer në ekran, këtë herë në studion e emisionit “Goca…

52 minutes ago