Zërat se sulmuesi Lautaro Martinez do të transferohej tek Barcelona i ka shuar drejtori sportiv i Interit, Marotta.
vetëm pak minuta para përballjes me Lazion e vlefshme për javën e të Serie A, Marotta është shprehur se Martinez do të largohet nga Interi vetëm kur të dëshirojë ai.
“Lautaro po rritet profesionalisht, është ende i ri. Ndër të tjera ai është më i interesuar që të veshë fanellën zikaltër. Klubi nuk kërkon të largojë askënd. Çdo lojtar mund të largohet kur të dojë ai” – shprehet Marotta për Sky Sport.
Ndër të tjera ai ka folur dhe për transfertën më të re, atë të Christian Eriksen. Marotta është shprehur se e ka në dorë trajneri Conte të vlerësojë çdo lojtarë dhe të zgjedhë se kë do të aktivizojë në fushë.
Përballja me Lazion është e rëndësishme për Interin pasi vetëm 1 pikë i ndan ata ndaj njëri-tjetrit në garën për vendin e dytë.
Zikaltërit kërkojnë të mos i lënë pe kryesuesve të Serie A, Juventusit të cilët janë në kuotën e 57 pikëve.
Një fitore për Interin do të ngushtojë diferencën me “Zonjën e vjetër” me 1 pikë.
Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin…
Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ngjallur interes të madh publik pas paraqitjes së saj në…
Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin…
Khloé Kardashian ka zbuluar se aktualisht ekziston vetëm një djalë i veçantë që lejohet të flejë në shtratin e saj.…
Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit,…
Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën…