Categories: Uncategorized

Lautaro te Barça? Coutinho “çelësi” për transferimin

Kur negociatat për Lautaro Martínezin mendohej se kishin para një pengesë të pakapërcyeshme, Barcelona ka ndërmarrë një hap thelbësor për blerjen e golashënuesit të Interit.

Siç raportohet nga ESPN, “El Toro” ka arritur marrëveshjen verbale me “blaugranat” e tashmë pret vetëm “ok”-in nga klubi zikaltër. Të gjitha shifrat janë dakorduar por ka mbetur një detaj për t’u zgjidhur: futbollisti që do të largohet nga Barcelona. ESPN siguron që vetëm Messi, De Jong, Ter Stegen, Suárez, Piqué, Lenglet dhe Busquets konsiderohen të pashitshëm, ndërsa për të tjerët klubi nga Katalunja do të ishte i gatshëm për të dëgjuar ofertat e mundshme.

Nga ana tjetër, mediet italiane sigurojnë që Interi i ka ulur pretendimet dhe do të pranonte pagesën prej 90 milionë eurosh për largimin e Lautaros. Sipas “Corriere della Sera”, Inter uli çmimin me 21 milionë euro dhe tani apo vlerëson rikthimin e Coutinhos në Serinë A, pikërisht aty ku shkëlqeu para se të shkonte te Liverpooli. Pikërisht kjo lëvizje, pra riveshja e Courinhos me fanellën zikaltër, ndihmon në transferimin e Lautaros te Barcelona. Marrëveshja me Lautaron është totale, por duhen zhbllokuar vetëm bisedimet me Interin, duke përfshirë edhe kartonin e Coutinhos.

të fundit

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

33 minutes ago

SHBA të fokusuar në misionin kundër Venezuelës, bllokadë për Karakasin dhe presion të lartë për Maduron

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcave ushtarake amerikane të përqendrohen vetëm në zbatimin e “karantinës” në Venezuelë, tha një zyrtar…

44 minutes ago

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën…

1 hour ago

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin…

2 hours ago

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…

2 hours ago

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…

2 hours ago