Categories: Uncategorized

Lala: E tall akoma De Biazin që e la jashtë Rashicën

Shqipëria e mbylli edi cionin kualifikues jo në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, së fundmi në vendin tonë, një përfaqësi e legjendave u ftuan nga Shoqata e Futbollistëve Shqiptarë për të përfaqësues ekipin e legjendave në një event bamirësie.

Altin Lala, në një intervistë për “Panorama Sport”, komenton ecurinë e kuqezinjve, ndërsa tregon edhe emocionet e përjetuara në “Air Albania Stadium” në eventin e bamirësisë.

Të lidhura

None found

Lala përgjigjet edhe për kritikat e legjendave Vata, Kola e Haxhi për listat. Me shumë sportivitet, batuta dhe të qeshura, ish-kapiteni përgjigjet edhe për Rashicën dhe bisedat që bën me Xhani De Biazin, i cili e la jashtë Europianit.

Lala, si e keni parë Kombëtaren në edicionin që sapo është mbyllur?

Kam parë ulje-ngritje. Me ardhjen e Rejës, ai krijoi prapë grupin e mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu dhe të sjellim akoma lojtarë të rinj në Kombëtare. Unë e kam thënë gjithmonë dhe e them se rëndësi kanë që të gjithë, secili nga çunat e rinj, të luajnë në kubet e tyre, të zhvillohen, pastaj të japin rendiment në Kombëtare. Kombëtarja nuk të bën futbollist, por klubi të bën.

Ka pasur shumë herë diskutime për skemën 3-5- 2, e imponuar nga trajneri Reja. A mund të luajë Shqipëria me këtë rreshtim?

Varet. Trajneri është shumë inteligjent, ka shumë eksperiencë. Në lidhje me rreshtimin, të gjitha sistemet kanë dalë kampionë bote. Ndaj, duhet të gjejmë një të tillë që i përshtatet skuadrës. Për momentin mund të jetë ai 3-5-2 më i miri për trajnerin.

Si e keni parë ekipin me këtë vendosje?

Kohët e fundit ka treguar diçka. Ndeshjet e fundit kanë dhënë shenja pozitive. Edhe në Turqi, u zhvillua një ndeshje e jashtëzakonshme. Kam qenë edhe vetë i pranishëm dhe atë takim dhe mund ta fitonim, por detajet e vogla duhet t’i rregullojmë për të marrim rezultate më të mira.

Kur e shihni Roshin mbrojtës të majtë, çfarë mendoni për trajnerin?

E mirë, OK, kjo temë për Roshin. Kam qenë edhe vetë në Francë dhe e pashë. E njoh mjaft mirë Odin dhe e di çfarë cilësish ka. Për të mos thënë që është një ndër lojtarët më të mirë në Kombëtare. Atij i përshtatet loja nga krahu, loja ofensive. Në fund e vendos trajneri dhe nëse Roshit do t’i kërkohet të luajë edhe portier, i ka dhënë përgjigjet që do ta bëjë.

A duhet ta synojë Shqipëria Botërorin?

Për mendimin tim, për të vënë disa objektiva nuk di se sa vlen. Për mua personalisht, gjithmonë ka qenë dhe mbetet objektiv kryesor për Kombëtaren që të fitojë ndeshjen e radhës.

Shqipëria ka kualifikueset e Botërorit dhe më pas të Europianit. Ta thuash këtë objektiv, i shkon një futbollisti që kërkon të shmangë përgjegjësitë. Por ju…

Jo, jo! Më besoni e them me shumë sinqeritet. Është gjithmonë e vlefshme. E dini pse? Sepse mund të vendosësh sa të duash objektiva. Dhe ajo që ka rëndësi, është pikërisht që të fitosh ndeshje pas ndeshjeje. Ama rëndësi ka që të krijosh grupin e mirë, por edhe që të krijosh vazhdueshmëri.

Kur e takoni De Biazin sot, si menaxher i Rashicës, a ia kujtoni ndonjëherë që e la jashtë…?

E tall akoma me batuta. (qesh…).

Çfarë i thoni dhe si përgjigjet? S’e di.

Nuk përgjigjet. Nuk e di se çfarë gjuhe flet pastaj. As shqip, as italisht, as arabisht (qesh…).

Lala, a ju bie shumë telefoni për Rashicën tani që po kalon këtë formë të mirë?

Ose më bie telefoni, ose unë i bie telefonit (qesh…). Rashica po kalon një moment të mirë. Ka bërë hapa shumë të mëdhenj përpara dhe shpresojmë që të ketë vazhdueshmëri. Një ditë do ta shohim në një ekip të madh. Shpresoj që aty të jetë lojtar formacioni dhe deçiziv.

Jemi në periudhë merkatoje. Cili klub i madh ju ka kontaktuar?

Po t’jua thosha këtë gjë juve, do të rrija nëpër kafene pastaj.

Ofertë zyrtare?

Nuk ka zyrtare. Pra, ka interesa. Janë shumë klube që e kanë vëzhguar, por për momentin nuk ka negociata aktuale. Të shohim në të ardhmen.

të fundit

Kurti meets Mufti Tërnava; they also discuss the appeal in The Hague

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës.…

1 minute ago

Kosovo Women’s Network mobilizes citizens for November 25 protest against femicide

Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së…

1 minute ago

Hamza marks PDK’s 27th anniversary: We are the party of Thaçi, Veseli and Krasniqi, who never broke or bowed

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza…

2 minutes ago

Tragedy in the US/ One person kills nine people, including a pregnant woman and children

Nëntë persona kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, në…

3 minutes ago

Kakavija/ Search uncovers pistol and 141 grams of cannabis, 51-year-old German woman arrested

Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia…

3 minutes ago

The trauma of October 7 is drawing young Israelis toward the right: security dominates their first vote

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 po ndikon zgjedhjet politike të brezit të ri në Izrael. [...] Read More...…

4 minutes ago