Lojtarët e Los Angeles Lakers janë në komunikim të vazhdueshëm përmes internetit, që kur pandemia e Koronavirusit i detyroi skuadrat e NBA-së të ndërprisnin sezonin dhe të praktikonin distancën sociale.
Lakers ishin në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.
Rekordi i tyre prej 49 fitoresh dhe 13 humbjesh u siguroi një biletë për të marrë pjesë në play off.
Kalifornianët u detyruan të karantinoheshin për 14 ditë pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë me Kloronavirus.
Ata vazhdojnë të ruajnë distancimin shoqëror, por nuk e kanë ndërprerë stërvitjen, duke komunikuar përmes rrjeteve sociale me stafin dhe njëri-tjetrin.
Rob Pelinka, menaxher i përgjithshëm i ekipit, tha: “Ne punojmë shumë në aspektin fizik, që lojtarët të ruajnë formën. Trajnimet kryhen nga një aplikacion digjital që lejon të jemi në kontakt në kohë reale. Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën”.
Ai beson se rifillimi i sezonit të NBA mund t’i mbajë të gjithë së bashku, pasi të kalojë kriza e Koronavirusit.
Pelinka shtoi gjithashtu se është herët për të caktuar një datë për rikthimin mbi parket apo për grumbullimin e të gjitha skuadrave në një vend, sikurse është propozuar së fundmi.
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira…
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…