Ëndrra e tij është Real Madrid, por një deklaratë e Florentino Perez ia ka qartësuar gjithçka sulmuesit të PSG, Kylian Mbappe. Edhe këtë vit do të duhet të qëndrojë në Francë. “Mbappe duhet të presë. Nuk mund t’u kërkoj futbollistëve të mi ulje pagash dhe në krahun tjetër të bëjmë afrime të mëdha. Kjo nuk ka sens”, tha Perez pas fitimit të titullit kampion.
Tani ka qenë radha e vetë sulmuesit të flasë dhe qartazi e ardhmja e tij është vendosur, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. “Jam në Paris dhe dua të jem pjesë e projektit. Do të jem pjesë e PSG sezonin e ardhshëm dhe do të përpiqem të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur”, ka deklaruar kampioni i botës për BeinSports.
None found
Më tej ai ka shtuar: “Jam në vitin e katërt të këtij projekti. Është një vit i rëndësishëm, pasi është 50 vjetori i klubit. Kjo është e rëndësishme në sytë e ekipit dhe të tifozëve, ndaj do përpiqem të bëj çmos që të fitojmë gjithçka”. PSG u shpall kampion sivjet, ndërkohë që është në garë për fitimin e Champions League.
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…