Categories: Uncategorized

Ky është shqiptari që krijoi “Bandën e shqiptarëve” te Lokomotiva (FOTO LAJM)

“Banda e shqiptarëve”! Kështu janë etiketuar lojtarët shqiptarë të Lokomotivës së Zagrebit nga shokët e tyre të skuadrës për shkak se janë të shumtë në numër në këtë ekip.

Por ashtu siç edhe te “La Casa de Papel”, “bandën” e kryeson profesori, që në këtë rast është Besnik Prenga.Ky është njeriu që punoi për sjelljen e një kolonie shqiptare te Lokomotiva dhe nuk do të ndalet me kaq, pasi është duke punuar për të sjellë edhe të tjera emra.

Të gjitha lëvizjet e bëra nga Prenga kanë rezultuar gjeniale pasi futbollistët në fjalë janë titullarë te Zagrebit dhe nuk “ngrohin stolin”.Por nëse te filmi aq shumë i shikuar ka një tjetër objektiv për t’u goditur nga banda, te ekipi kroat fillimisht kërkohet që të “grabitet” vendi i dytë që të dërgon në “Champions League”.

Aktualisht atje gjendet Osijeku me një pikë më shumë, ndërsa kanë mbetur edhe dy takime për t’u zhvilluar dhe ka një ndeshje direkte mes skuadrave. Ndërkohë që në sezonin e ardhshëm mund të provohet edhe për mrekullinë që të thyhet diktati i Dinamos së Zagrebit në Kroaci.

Gjatë një interviste për mediat në Kroaci, Prenga ka treguar edhe mënyrën sesi i ka sjellë shqiptarët.

“Kastratin ma rekomandoi një shok, ish-futbollisti Klaudio Kajtazi. Kastrati është shqiptari i Kosovës i vetmi te ne, por mediat gabojnë me të. Nuk ka ardhur nga Shkëndija e Tetovës te Lokomotiva, por nga Shkëndija e Tiranës. E kam parë Kastratin në një video dhe i thashë Kajtazit: “Nëse është 10% siç duket në video, do të jetë mirë”. Ishte vënë re nga shumë klube në Shqipëri dhe në Kroaci. Bëri provat edhe në ligën e dytë të Kroacisë, por i kishin thënë: “Ka teknikë shumë të dobët. Nuk duhet kështu”. Pastaj e morëm ne kur nuk ishte as 18-vjeç. Askush nuk ka shpejtësi të tillë, është më i shpejti në Kroaci dhe ka bërë një hap të madh përpara.Kur Kastrati rezultoi i tillë, menduam me drejtuesit e tjerë te Lokomotiva që të shkonim sërish në Shqipëri për të gjetur talente të tjera pasi ka shumë. Atëherë unë shkova si trajner te Laçi sa për Kupat e Europës dhe njëkohësisht do të vëzhgoja talentet. Kështu solla Mersinaj, Cokajn dhe zbulova Uzunin.

I fundit ka ardhur Tuci që konfirmon gjithmonë se është shumë i talentuar. Lojtarët shqiptarë këtu janë vetëmohues, besnikë dhe të uritur. Ata e dinë se këtu nuk vijnë për para, por që të shërbejë si një trampolinë për ta që të bëjnë një tjetër hap të madh në karrierë.Mersinaj? I fortë në lojën një kundër një, i shkëlqyer për të ndaluar me shpejtësinë dhe agresivitetin e tij është një nga mbrojtësit më të talentuar në Kroaci. Parashikoj karrierë të shkëlqyer për të, ka potencialin për të shkuar te Dinamo e Zagrebit.

Enis Cokaj nga ana tjetër është humori i këtij grupi, bën gjithmonë shaka, por edhe i pari për të sakrifikuar për ekipin.

Është një mesfushor modern, europian dhe futbollisti që vlerësohet sot. Ka aftësi të mira në vrapim dhe ka përmirësuar shumë pjesën taktike.Tuci? Sa e pashë në ditën e paarë thashë: “Ky është i veçantë”. Vetëm nga inteligjenca, nga aftësia sesi e kupton futbollin. Nëse nuk ka për të luajtur në një klub të madh Indrit Tuci një ditë, fajtorët e vetëm do të jemi vetëm ne dhe vetë sulmuesi. Është një qendër klasike përpara dhe përdor mirë të dy këmbët, por edhe goditjet me kokë.Tani ka ardhur nga të rinjtë dhe do pak kohë, por të jeni të sigurtë që ky sulmues është për ekipe të mëdha”, u shpreh Tuci.

/sporteskpress/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago