Categories: Uncategorized

Ky është rekordi më i veçantë për Messin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e konsideron rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në histori të La Liga të veçantë dhe ndër më të mirët në karrierë.

32-vjeçari i ka shënuar gjithsej 432 gola në 466 paraqitjet e tij në ligën elitare të futbollit në Spanjë, duke e thyer rekordin për golashënuesin më të mirë në histori të La Ligës.

Të lidhura

None found

Rivali që është më së afërti rekordit të Messit është Cristiano Ronaldo, i cili i kishte shënuar 311 gola në La Liga gjatë nëntë vjetëve të tij me Real Madridin.

Për më tepër, Messi ka qenë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në La Liga plot gjatë herë – baras me legjendën e Athletic Bilbaos, Telmo Zarra.

Përderisa lista e rekordeve të Messit është e gjatë, ai e veçon një si më të rëndësishëm për të.

“Mendoj se rekordi për gola të shënuara në La Liga është shumë i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm”, ka thënë Messi.

“Ka pasur shumë lojtarë spektakolarë në këtë garë, më të mirët në botë, dhe të jesh golashënuesi më i mirë në histori të këtij kampionati, duke e marrë parasysh nivelin e ligës spanjolle, kjo është e veçantë”.

“Mendoj se është ndër rekordet më të mira që i kam. Kam qenë duke luajtur në La Liga që shumë kohë. Nuk e di nëse sulmuesit e tjerë kanë zgjatur kaq sa unë, por kjo më ka ndihmuar të shënojë shumë gola dhe për mua është nder të jem në histori të La Ligës”.

Messi e ka vazhduar rekordin e tij të mirë për gola të shënuara në La Liga me 13 golat e tij në 14 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Prapa vetes ai i ka Karim Benzemën me 12 gola dhe Luis Suarezin me 11.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

40 seconds ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

5 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

8 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

8 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

31 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

45 minutes ago