UEFA dëshiron të bëjë ndryshime në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që ta përfundojë sezonin aktual në gusht, dhe kështu t’i lehtësojë dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus.
Gazeta angleze “The Times” shkruan se organi qeverisës i futbollit evropian është duke planifikuar ta përfundojë sezonin aktual gjatë verës, por për ta bërë këtë i duhet të gjejë zgjidhje për t’i kufizuar implikimet për sezonin e ardhshëm.
Sezoni i ardhshëm duhet të përfundojë në maj, pasi Kampionati Evropian 2020 u shty dhe u vendos të luhet pikërisht verën e ardhshme, në muajt qershor dhe korrik 2021.
E përditshmja angleze shkruan se UEFA shpreson se do të takohet për të biseduar rreth mënyrës sesi t’i përshtat garat e sezonit të ardhshëm dhe si ta përfundojë sezonin aktual 2019/20.
Ndër hipotezat për diskutim është edhe shkurtimi i numrit të ndeshjeve të Kombëtareve për përgatitje për Kampionat Evropian, në mënyrë që t’i hapet rrugë një orari më intensiv të ndeshjeve në ligat evropiane.
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos…
Mbrëmjen e djeshme, reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, teksa ishte i ftuar në emisionin Inside Albania,…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në vijim…
Mbrëmjen e djeshme, tre vajza janë bërë protagoniste të një sherri në publik, në zonën e Astirit në ktryeqytet. Pamjet…
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në në fshatin Llapashticë të Podujevës. Sipas mediave të Kosovës, viktima…
Në orët e para të ditës së sotme, Rusia realizoi sulmin më të madh deri më tani prej nisjes së…