UEFA vendos më 27 maj për kthimin e Ligës së Kampionëve
E përditshmja spanjolle Marca raporton se Liga e Kampionëve do të kthehet më 7 gusht në ekranin e tifozëve të futbollit, pasi që UEFA e ka caktuar një takim për 27 maj për t’i vendosur përfundimisht datat e kthimit të garave evropiane.
None found
Virusi Covid-19 e ka paralizuar botën e sportit, përfshirë këtu futbollin, duke i ndërprerë përkohësisht të gjitha ndeshjet. Shkaku i kësaj, ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve do të duhet të presin deri më vonë këtë verë.
Plani i UEFA-s është që Liga e Kampionëve të kthehet në fundjavën e parë të gushtit. MARCA raporton se ndeshja Manchester City – Real Madrid do të zhvillohet më 7 gusht.
Në të njëjtën ditë pritet të zhvillohet edhe ndeshja mes Lyonit dhe Juventusit, gjë që e ka konfirmuar presidenti i klubit francez.
Ndërsa, të shtunën, më 8 gusht, planifikohet të zhvillohen ndeshjet Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.
Kjo nuk është ende zyrtare, mirëpo UEFA pritet ta ratifikojë këtë plan më 17 maj. Në këtë datë do të takohet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe pritet të merret vendimi.
Megjithatë, gjithçka do të varet nga pandemia dhe vendimet e qeverive të ndryshme të vendeve evropiane,
Klubet do të kenë mjaftueshëm kohë për tu përgatitur, pasi që shumica prej tyre edhe do të duhet të luajnë në ndeshjet e mbetura të ligave, nëse vendoset për kthimin e tyre..
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…
Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…