Një foto interesante më solli ish-nënkryetari i KF Shkëndija nga Tetova, Idriz Ibishi nga Tetova.
Fotoja është e vitit 2011, kur Shkëndija luante një ndeshje të madhe në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së kampionëve kundër Partizanit në Beograd.
Të dyja ndeshjet ishin të tensionuara për shkak të raporteve shekullore mes dy popujve.
Edhe pse Shkëndija humbi me rezultat 4-0, nuk koriti me lojë. Madje në atë ndeshje si sot kujtohet penalltia e humbur nga Ferhan Hasani në fillim të takimit.
Eh sikur “Buba” të shënonte kush e di se si do të përfundonte ajo lojë.
Ja edhe emrat e futbollistëve që luajtën në stadiumin e Partizanit në Beograd. Janë emra që nuk harrohen:
Në këmbë nga e majta: Ferhan Hasani (Buba), Sedat Berisha, Ersen Sali, Vlladimir Nikitovic, Suat Zendeli, Ardian Cuculi.
Ulur nga e majta: Elmedin Rexhepi, Nebi Mustafi, Ilir Elmazovski, Izair Emini dhe Muhamed Useini.
Shkëndija në atë kohë ishte një skuadër që nuk kishte konkurrencë në ligën e parë të Maqedonisë, pasi kryesia në radhët e saja kishte sjell futbollistët më të mirë.
/reshat ibrahimi/
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…