Categories: Uncategorized

Kupa e Mbretit/ Sociedad e Bilbao kërkojnë që finalja të luhet me shikues

Real Sociedadi dhe Athletic Bilbao kanë bërë kërkesë formale të Federata e Futbollit të Spanjës, që finalja e Kupës së Spanjës të luhet në prani të shikuesve, shkruan “Mundo Deportivo”.

Dy klubet kanë lëshuar një komunikatë pas një takimi me federatën ku kanë shprehur dëshirën që finalja të mbahet me shikues. Data e finales ende nuk është caktuar. UEFA ka paralajmëruar klubet të enjten e kaluar se nëse finalja shtyhet për t’u mbajtur me shikues, atëherë vendi për në Ligën e Evropës do t’i caktohet klubit që përfundon në vendin e shtatë në La Liga.

Të lidhura

None found

Federata e Futbollit të Spanjës i ka bërë thirrje klubeve të tregojnë për qëndrimin e tyre pasi UEFA ka kërkuar që finalja të luhet para 3 gushtit.

“Presidentët e Athletic Club dhe Real Sociedadit, klubeve finaliste të Kupës së Spanjës për stinorin 2019-20, pas një takimi me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, janë pajtuar që të kërkojnë nga federata që finalja e Kupës të luhet me shikues dhe zyrtarisht, me dyer të hapura, në një datë të caktuar nga një marrëveshje mes tri palëve. Dëshira dhe vullneti i të dy klubeve gjithmonë ka qenë, tash edhe më herët, që të luhet finalja me prezencën e shikuesve. Është ajo që duam më së tepërmi. Një finale e Kupës me tifozë në tribuna. Në të njëjtën kohë, Athletic Club dhe Real Sociedad duan nga Federata e Futbollit të Spanjës që të garantojë që finalja e Kupës do të jetë garë zyrtare dhe do të konsiderohet si titull zyrtar. Për të bërë këtë, është kërkuar që të bëhet një modifikim i kalendarit që të lejohet që finalja e Kupës të jetë për një titull zyrtar me përkrahjen dhe ngrohtësinë e tifozëve”, është thënë në komunikatën e klubeve.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago