Categories: Uncategorized

Kumbulla te Juventusi? Fabricio Romano shpjegon situatën e yllit të kombëtares kuqezi

“La Stampa” ditën e sotme publikoi një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e Marash Kumbullës.

Kjo medie raporton se Juventusi ka arritur akord për 5 vite me lojtarin dhe me Veronën për 32 milionë euro. Lajmi mori dhenë, por është gazetari i “Sky Sport”, Fabricio Romano, që frenon tifozët shqiptarë të Juventusit dhe kthen të ardhmen e Kumbullës në konditat e mëparshme.

Të lidhura

None found

Romano, i cili deri tani ka treguar se është një nga gazetarët më të besueshëm në Europë, tregon se është e vërtetë se Juventusi ka hyrë në garë, por Interi është ekipi që ka në dorë blerjen e talentit. Ai raporton në “Twitter” se Verona po pret ofertën zikaltër për 20-vjeçarin dhe transferimi i Kumbullës është në kontrollin e Marotës.

“Interi ka një avantazh të rëndësishëm për Marash Kumbullën, siç flitet nga muaji janar. Interi është në pike dhe seriozisht kërkon ta transferojë lojtarin. Me Hellas Verona po bisedohet për anën financiare. Juventusi ka hyrë në garë, por gjithçka është në duart e Interit”, shkruan Romano.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago