Categories: Uncategorized

Kukësi shkarkon trajnerin Duro një orë pas ndeshjes me Teutën

Kukësi ka shkarkuar trajnerin Duro, pas barazimit me Teutën.

Vendimi për shkarkimin trajnerit Shpëtim Duro, vetëm 1 orë pas përfundimit të ndeshjes së barazuar 2-2 me Teutën, ka shkaktuar kaos te Kukësi. Askush në klub për momentin nuk di të thotë se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës, pasi kjo çështje po diskutohet në një mbledhje emergjence.

Drejtuesit e klubit kanë udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës menjëherë pas shkarkimit të trajnerit, ndërsa VIP Sport ka mësuar se janë mbledhur për të diskutuar opsionet e ndryshme që kanë përpara pas largimit të teknikut, duke llogaritur se kanë një ndeshje jo pak të komplikuar në mesjavë përballë Vllaznisë.

Në mbledhjen ku është i pranishëm edhe presidenti i nderit Safet Gjici, i cili vazhdon të ketë vendimmarrje të plotë në klub e ka qenë ai që ka vendosur për largimin e teknikut, të cilit i kishte dhënë sinjalet me ultimatumet që kishte bërë së fundmi duke i kërkuar pikë të plota deri në fund të fazës.

Stafi aktualisht po diskuton nëse do të ketë një trajner të ri të zgjedhur brenda stafit të asistentëve të Duros, apo nëse do të kontaktohet një trajner që njeh Superioren dhe klubin verilindor për të vazhduar këtë sezon.

Një nga opsionet që është përfolur shpesh në muajin e fundit, që kur filloi të lëkundej pankina e Duros, është ajo e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi, që të marrë këtë rol për të mbyllur edicionin e më pas të kërkohet në verë një trajner i ri.

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

22 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

48 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

1 hour ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago