Categories: Uncategorized

Kroos: Messi te Reali? Duhet të ketë këllqe

E ardhmja e Lionel Messit është shndërruar në një çështje botërore dhe ylli argjentinas prej ditësh zë faqet e para të mediave sportive, ndërsa nuk mund të mos përfshiheshin në këtë situatë edhe dy prej rivalëve të tij në fushë, futbollistët e Realit të Madridit Toni Kroos dhe Sergio Ramos.

Mesfushori gjerman nuk i kurseu komplimentet për 6 herë fituesin e Topit të Artë, por pranoi se ky i fundit nuk mund të transferohet te Reali dhe shtoi se nuk ia vlen të dëshpërohen shumë për largimin e tij.

Të lidhura

None found

“Messi te Reali? Nuk e besoj, sepse për të bërë një lëvizje të tillë duhet të kesh b..e. Messi është një nga futbollistët më të mirë dhe arma kryesore e Barcelonës, ndaj nëse largohet, është lajm i keq për La Ligën. Megjithatë unë nuk mërzitem edhe nëse largohet”, u shpreh Kroos.

Edhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, nga grumbullimi me kombëtaren spanjolle, pran oi se Lionel Messi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror dhe se do të donte ta kishte sërish në La Liga.

“Messi ka fituar të drejtën për të vendosur vetë të ardhmen, edhe pse nuk e di nëse kjo është koha e duhur. Për futbollin spanjoll, për Barcelonën, por edhe për ne të Realit është më mirë të qëndrojë, pasi na pëlqen që në fushë të fitojmë ndaj më të mirëve. Për më tepër, prezenca e tij në fushë, e bën El Classicon edhe më interesante për t’u shijuar”, tha Ramos.

të fundit

Katër gola dhe asnjë fitues: Manchester City e Napoli ndajnë pikët në Ligën e Kampionëve

Manchester City dhe Napoli kanë ndarë pikët në përballjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.Dy skuadrat treguan nivel…

5 minutes ago

Kërkohet zgjidhje sistemore për mungesën e infermierëve në spitalet e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…

9 minutes ago

Real Madridi shkatërron PSV-në dhe kalon në krye të Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, këtë herë në shtëpi ndaj PSV-së.Skuadra madrilene si zakonisht…

11 minutes ago

Arsenali mbetet te barazimi ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve

Arsenali nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi nga Borussia Dortmundi.“Topçinjtë” ishin shumë më të…

11 minutes ago

Në prag të 28 Nëntorit, Haxhiu: Kjo festë i bashkon shqiptarët nga Tirana e Prishtina deri në Tetovë e Preshevë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…

13 minutes ago