Categories: Uncategorized

Kriza nga koronavirusi, Roma përfiton për të marrë lojtarë me kosto zero

Situata e vështirë ekonomike, që pritet të përjetojnë klubet për shkak të Koronavirusit, ka bërë që edhe Roma të fokusohet veçanërisht te futbollistët që u përfundon kontrata këtë verë me klubet aktuale, për t’u përforcuar me sa më pak shpenzime.

Drejtori sportiv i verdhekuqve, Gianluca Petracchi, ka nisur kontaktet me fantazistin gjerman Mario Goetze, të cilit i përfundon kontrata me Borussian e Dortmundit në muajin qershor dhe nuk ka ndërmend të rinovojë atë, pasi kërkon një tjetër eksperiencë.

Palët janë duke negociuar dhe kanë një akord paraprak mbi kohëzgjatjen e kontratës dhe shifrat e pagës, por vetë fantazisti kërkon edhe garanci në aspektin sportiv, pasi largimi nga Dortmundi po vjen vetëm për faktin se ka luajtur shumë pak.

Një tjetër emër në listën e Petracchit është edhe ai i sulmuesit spanjoll të Chelseat, Pedro, i cili gjithashtu do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sepse i përfundon kontrata me “blutë e Londrës” dhe nuk ka ndërmend të rinovojë përsëri.

Tashmë në moshën 32-vjeçare, sulmuesi spanjoll joshet nga ideja për të provuar një aventurë në kampionatin italian, ndërsa Roma do të mund t’i shtonte eksperiencë një grupi të mbushur me lojtarë të rinj të talentuar.

Megjithatë në diskutimin për Pedron, problem mbetet kohëzgjatja e kontratës, pasi sulmuesi kërkon të nënshkruajë për 4 sezone, ndërsa Roma ka ofruar vetëm një kontratë 2-vjeçare momentalisht, me opsionin për rinovimin edhe për një sezon të tretë.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago