Futbollisti i kombëtares shqiptare, Besir Demiri do të larohet nnga klubi i tij, për shkak të krizës financiare të COVID-19.
Mbrojtësi kuqezi që aktivizohet me ekipin sllovak të Zhlinës në një pronocimpër “Sportmania TV Shenja”, zbuloi se klubi iu kishte kërkuar uljen e pagës me 70 % ndërkohë që këta nuk kanë pranuar, ndërkohë që më pas drejtuesit kanë dhënë urdhër që ata të largohen në datën 1 maj, duke dalë futbollistë të lirë.
“Më është thënë se gjysma e lojtarëve është e liruar nga klubi. Njëherë na është thënë që do ulim pagat në 70% dhe pasi nuk po pranonin disa lojtarë, për dëmin e madh, në ditët në vijim na ka ardhur urdhëri që në 1 maj do të largohemi. Ata lojtarë që nuk pranuan uljen e pagës do t’i marrin lekët e plota deri në 1 maj dhe do ikim.
Tani nuk është kohë e lehtë pasi flitet vetëm për pandeminë. E ardhmja? Kemi kohë ende dhe të shohim ofertat e tjera”, tha Demiri.
Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Emir Lenjanit iu dha i njëjti lajm nga presidenti i skuadrës së Sionit.
Lenjani u largua nga klubi zvicerian së bashku më 8 lojtarë të tjerë të ekipit, për shkak të krizës finaciare.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…