Categories: Uncategorized

Kritikohet vendimi për anulimin e sezonit në Francë: Futbolli nuk është më i rrezikshëm se puna në fabrikë

Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas, e ka kritikuar sezonin e qeverisë franceze për ta përfunduar para kohe sezonin e Ligue 1, teksa i krahasoi ndeshjet e zhvilluara pa tifozë me punën në fabrika dhe peshkimin.

Sezoni i futbollit në Francë u vendos të përfundohet para kohe të martën, pasi qeveria e vendit njoftoi se nuk do të lejohet zhvillimi i asnjë ngjarjeje të madhe sportive të paktën deri në muajin shtator, qoftë edhe prapa dyerve të mbyllura.

Të lidhura

None found

Kjo nënkupton se liga elitare franceze në futboll nuk do të mundë ta kompletojë sezonin e mbetur në gjysmë, ndërsa nuk do të zhvillohet as ndeshja finale në Kupën e Francës mes St.Etienne dhe Paris Saint-Germain.

Në një njoftim për mediat, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, theksoi se asnjë sport nuk mund të zhvillohet në vend deri në shtator.

Kështu Ligue 1 u bë liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e anulon sezonin për shkak të pandemisë Koronavirus.

Mirëpo, kreu i futbollit spanjoll, Tebas, nuk pajtohet aspak me këtë vendim.

“Nuk e kuptoj pse do të ishte më me rrezik të luhen ndeshje prapa dyerve të mbyllura, me të gjitha masat parandaluese të ndërmarra, sesa të punohet në fabrika, të jesh në një barkë peshkimi në det, etj”, tha Tebas.

“Nëse sektorë të rëndësishme të ekonomisë nuk mund të rinisin, në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar, atëherë ato rrezikojnë të zhduken. Kjo mund të ndodhë edhe me futbollin profesionist. Në vende të tjera tashmë kanë filluar stërvitjet, ky është shembulli që duhet ta ndjekim. Në Spanjë, futbolli është i rëndësishëm për ekonominë. Ne jemi të fokusuar në rinisjen në një mënyrë të përgjegjshme sa më shpejt të jetë e mundur”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago