Kalidou Koulibaly e ka marrë vendimin për të ardhmen. Mbrojtësi senegalez ka vendosur që të qëndrojë te Napoli. Manchester City dhe Paris Saint Germain janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro për mbrojtësin, por Koulibaly thotë se ndihet mirë te Napoli.
Mirëpo, e ardhmja e tij varet edhe nga vendimi i klubit. “Familja ime është e lumtur këtu, dhe kjo më bën mua të lumtur”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.
None found
“Nuk më pëlqen të jem një lojtar i 100 milionë eurove. Sa vlejë unë është punë e drejtorëve të skuadrës, jo për mua. E vetmja gjë që jam i fokusuar dhe më intereson është që të jap 100% në fushë dhe unë asnjëherë nuk kam menduar për merkaton. Do të shohim se çfarë vendosë presidenti i klubit dhe më pas do të jetë e qartë për të gjithë, por unë nuk e dua largimin”, përfundoi Koulibaly.
Ai është pjesë e Napolit që nga viti 2014. Koulibaly ka zhvilluar 239 paraqitje me napoletanët dhe ka shënuar 10 gola.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…