UEFA ka vendosur që, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, të zbutë qëndrimin e saj në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë klubet për respektimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.
Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian “ka pezulluar normat për licencat, që lidhen me përgatitjen dhe vlerësimin e deklaratave të ardhshme financiare të klubeve, ekskluzivizht për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për sezonin 2020-2021.”
Mediat e huaja raportojnë se për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e bilancit financiar, që gjithsesi do të llogaritet në analizën financiare të trevjeçarit.
Në vlerësimin e situatës financiare të klubeve do të merren në konsideratë rrethanat e veçanta që lidhen me emergjencën e Koronavirusit.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…