Covid-19 ka sjell anulimin e çdo aktivitet sportiv në rang kombëtar duke sjell kaos dhe mungesë financash.
Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, në një intervistë ekskluzive për News24 i bën thirrje qeverisë shqiptare të përfshij sportin në paketën e kompensimit.
None found
Duka foli ndër të tjera për raportet me kryeministrin Rama në këtë periudhe të vështirë dhe për skenarët e mundshëm se kur mund të rinis futbolli në vend: “Personalisht jam mirë, nuk jam infektuar, vijoj të jem në gjysmë karantinë, e gjysmë në punë.
Dy pjesëtarë nga stafi i FSHF janë infektuar me Covid-19 dhe të dy tashmë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ. Që atëherë ne i kemi mbyllur zyrat dhe punojmë nga shtëpia siç do bëjmë edhe në vazhdim. Reja? Me Rejën flas çdo ditë. Është mirë, por është i mbyllur në shtëpi dhe rregullat në zonën ku jeton ai janë më të forta se këtu.
KARANTINA PËR FUTBOLLIN- Është një situatë e papreçedent. Është shumë e vështirë të ambientohesh e të vazhdosh jetën në kushte shtëpie. Futbolli është e pamundur të bëhet në gjysmë karantinë. Ne kemi udhëzuar specialistët tanë të këshillojnë futbollistët ta kalojnë sa më mirë këtë situatë. Për njerëzit e futbollit është shumë e vështirë sepse jetojnë një jetë dinamike dhe aktive.
Gjithsesi duhet të përshtatemi me këtë jetë të re dhe shpresoj ta kalojmë sa më shpejt. Gjëja më e keqe është se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe nuk e di sesi ta përgatisësh psikologjikisht veten. Lojtarët duan të jenë në fushën e lojës dhe nuk e dinë se kur do të jenë. Megjithatë, ky është një armik, që do luftuar.
VENDIMET E UEFA- Kemi kontakte me UEFA-n sepse pas asaj mbledhje janë ndërtuar grupe punë që komunikojnë me të gjitha Federatat dhe sot është një tjetër mbledhje. Nëse do jetë e pamundur apo e parealizueshme, nëse nuk na lejon asnjë nga skenarët do të kemi një tjetër kongres nga UEFA për të marrë vendime të tjera.
FUTBOLLI PUNË PËR TË MBAJTUR FAMILJEN- Duhet të kuptojmë që në futboll ushqehen shumë njerëz. Ka shumë trajnerë në ekipe amatore që mbajnë familjen me ato para dhe tani nuk dinë ku të shkojnë. Ne duam që qeveria t’i kompensojë lojtarëve dhe trajnerëve një minimum sa për të mbijetuar, po aq sa bizneset e vogla. Nuk është vetëm Superiorja, por janë shumë më shumë. Një futbollist i Kategorisë së Dytë është e pamundur të ketë rezerva të mbajë familjen e tij për më shumë se 15 ditë.
KËRKESA PËR NDIHMË FINANCIARE NGA QEVERIA- Me Ramën nuk kam diskutuar për këtë çështje. Në fillim na u duk si lojë dhe se do kalonte shpejt dhe menduam se nuk do kishim nevojë për gjëra të tilla, por tani është situatë ndryshe. Ekonomi më të dobëta se tonat kanë kompensuar aktivitet sportive. Shteti duhet ta kishte krijuar rezervë sepse vetë këta njerëz do e shlyejnë këtë si një borxh nëpërmjet taksave që do paguajnë.
Kam besim se qeveria do i ndihmojë futbollistët dhe trajnerët. Është e pamundur që Federata t’i kompensojë me buxhetet që ka, duke mos e ditur sa do shkojë kjo situatë. Ne do bëjmë aq sa kemi mundësi dhe na lejon buxheti ynë.
EDI RAMA: TË MOS HAMË GOL NË FUND SI KOMBËTARJA– Është diçka figurative sepse ai është tifoz me kombëtaren, por mendoj se ai duhet të marrë ekipin përfaqësues edhe si shembull për të shkuar në Europë siç bëri kombëtarja.
DËRGIMI I MJEKËVE NË ITALI- Për mua ishte një gjest shumë i goditur që i demostroi Italisë shumë solidaritet. Kam dhënë intervista në mediet italiane dhe kam marrë shumë mesazhe solidarizuese. Kryeministri jonë ka bërë atë që çdo shqiptar do donte të bënte për Italinë. Kemi treguar se jemi afër tyre dhe me mundësitë tonë duam t’i ndihmojmë italianët.
KONKURSI NË RRJETE SOCIALE- Çdo ditë mendojmë të lehtësojmë qëndrimin në shtëpi dhe konkursi në FSHF është me qëllim të kësaj. Ka pasur shumë video dhe do japim disa çmime simbolike.
LIGJI I SPORTIT- Nga propozimet që kemi bërë ne për ndryshimin e një pakete ligjore, disa shkuan në parlament, por nuk e di se ç’është bërë. Ligji i sponsorimeve nuk plotëson kërkesat e sportit. Është si ai i 1994, nga i cili kanë ardhur zero lek për sportin.
Është një ligj nga njerëz pa ide të Ministrisë së Sporteve apo Financave, që nuk duan të bëjnë mirë për sportin. Qeveria nuk duhet ta pranojë këtë ligj.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…