Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Milani njofton se do të realizojë një koncert bamirësie me Jay-Z

Një klub historik dhe një legjendë e rap do të bëhen bashkë. AC Milan njofton në faqen zyrtare se mbrëmjen e sotme së bashku me Jay-Z do të organizojnë një koncert vitual me qëllim mbledhjen e fondeve për punonjësit e shëndetësisë, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetë e tyre, duke luftuar me virusin famëkeq Covid-19.

Paratë e mbledhura në këtë faqe në internet do të shkojnë për organizatën “Relief Direct” dhe “Fondazione Milan”.

Reperi, por edhe biznesmeni, Jay-Z është në krye të Roc Nation, një kompani që menaxhon karrierën e shumë artistëve, por edhe të futbollistëve si Jerome Boateng (Bayern Munich), Romelu Lukaku (Inter Milan) apo edhe Kevin De Bruyne (Manchester City).

Kështu, reperi amerikan do të bëjë pjesë këtij koncerti emra shumë të njohur të muzikës, si DJ Khaled, Alicia Keys dhe Jonas Brothers që do të performojnë live. Koncerti do të transmetohet në faqen AC Milan në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollistë si Thierry Henry apo Kaka do të jenë pjesë e koncertit.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

15 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

41 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago