Diego Armando Maradona është sensibilizuar me situatën dramatike që po kalon Italia pasi gjatë ditëve të fundit ka një rritje të madhe të të prekurve me Koronavirus.
Gjatë një postimi në rrjetet scoiale ish-futbollisti I Napolit shkruan:
“Kam jetuar atje 7 vite, – shkroi “Pibe d’Oro” në llogarinë e tij në Instagram. – Atje jeton një pjesë e familjes time, shumë njerëz që i dua dhe më duan. Italia është pjesë e jetës sime dhe për këtë arsye dua të dërgoj mesazhin tim të mbështetjes në këtë moment të vështirë. Në Itali të gjithë e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është të qëndrosh në shtëpi. Shpresoj që në Argjentinë të gjithë do të përgjigjemi në kohë”.
Pastaj, trajneri aktual Gimnasia La Plata u dërgon një mesazh bashkatdhetarëve të tij: “Disa bëjnë ironi, por e vërteta është se të shtunën e kaluar, këtu në Argjentinë askush nuk fliste për një pandemi. Të gjithë takoheshim duke u puthur dhe stadiumet ishin plot. Është e vërtetë thënia “nuk ka njeri të shurdhër më të keq se ai që nuk dëshiron të dëgjojë”.
Unë shpresoj se të gjithë do të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë moment, në mënyrën më të mirë të mundshme. Si atje dhe këtu. Është e vështirë të edukosh një vend për 15 minuta, por ne mundemi. Bëjeni me kujdes, bindje dhe respekt. Fat të mirë për të gjithë!”
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…