Oliver Kahn, legjenda e portës bavareze dhe kombëtares gjermane, i cili nga muaji janar është pjesë e bordit ekzekutiv të Bayernit tw Mynihut, thekson se kjo periudhë sjell ndjesi të ndryshme, por veçanërisht ka qenë shumë e nevojshme për të. Ish-kampionit të Europës në portën e Bayernit kjo periudhë pandemie i ka shërbyer për t’u njohur më mirë me detyrat e tij si anëtar i bordit drejtues, pavarësisht se emocionet janë të ndryshme.
Në një intervistë të dhënë në kanalin zyrtar të klubit në Youtube, Kahn theksoi se “një krizë si kjo shton ritmin për diçka tjetër, që do të thotë se unë jam përshtatur më shpejt me argumentet e situatës dhe klubin”.
Këtë fundjavë, Bayerni do të luajë në transfertë ndaj Union Berlinit, teksa sytë e të gjithë botës janë pikërisht tek rinisja e Bundesligës. Për Oliver Kahn “rifillimi i kampionatit është një mundësi e mirë, por edhe një sfidë”, pasi, sipas tij, “të gjithë aktorët, që duhet të zbresin në fushë në Bundesligë, pa diskutim kanë paqartësi dhe ndjesi të ndryshme. Askush nuk stepet, por të gjithë dëshirojnë të luajnë futboll dhe në një situatë të tillë të tërë e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…