Medih Demirah u bë dje turku i parë që shënon me fanellën e Juventusit, por ishte i pafat. Qendërmbrojtësi u dëmtua në gjurin e majtë dhe do të mungojë të paktën gjashtë muaj, duke humbur kështu edhe kampionatin Europian të vitit 2020 me Turqinë.
Ditën e sotme ai ka bërë kontrolle të detajuara në J Medical dhe është zbuluar se ai ka këputur ligamentin, si dhe ka dëmtuar meniskun. Në njoftimin e Juventusit thuhet se Demiral në ditët në vijim do të operohet dhe më pas do të vazhdojë terapinë.
None found
Juventusi, i ndodhur në këto kushte, do të duhet të nxjerrë nga lista për t’u shitur mbrojtësin tjetër, Daniele Rugani. Trajneri Maurizio Sarri merr kështu një lajm jo të mirë dhe pret me padurim rikthimin e Chiellit, i cili në verë këputi ligamentin dhe bëri një ndërhyrje në gju.
Numri i aeroplanmbajtëseve amerikane që mbështesin operacionet ushtarake kundër Iranit ka zbritur sërish në dy, pas largimit të USS George…
Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur keqardhje për shumat e mëdha që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet…
Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të enjte në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë…
Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…
Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…
Gjatë diskutimit në Kuvend të pr.buxhetit 2027, ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2027, fokusohet…