Një tjetër futbollist që luan në Kategorinë Superiore përfundon në radarët e klubit të ligës së dytë turke Menemenspor.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës Micheal Ngoo i cili me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën e tij me bardheblutë që i skadon në fund të këtij sezoni.
Falë 12 golave të realizuar në këtë kampionat, gjigandi i sulmit të bardhebluve po ndiqet me vëmendje nga disa klube por më shumë interes ka shfaqur pikërisht Menemenspor.
Lajmi për interesimin e klubit nga Izmiri për bomberin anglez është bërë publik nga mediat turke, ndërkohë që vetë futbollisti tundohet nga kjo aventurë.
Javë më parë Menemenspor ka treguar interes për një sërë emrash nga kampionati shqiptar, teksa sëfundmi është përmendur edhe emri i sulmuesit nigerian të Partizanit Solomon. Te skuadra nga Izmiri luajnë dy futbollistë shqiptarë, portieri Gentjan Selmani dhe mbrojtësi David Domgjoni.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…