Categories: Uncategorized

Klubi më i dënuar në planet, ja sa vite ka shlyer Skënderbeu

Shqipëria dhe futbolli ynë ka skuadrën më të ndëshkuar në planet sa i përket çështjes së paracaktimit të rezultateve.

Skënderbeu është ekipi që është dënuar nga katër shkallë gjykimi, tre thelbësisht sportive dhe një tjetër federale. Në fillim ishte Komisioni i Disiplinës në UEFA që dha vendimin.

Më tej, shkalla e radhës ishte Apeli në UEFA që e la në fuqi këtë ndëshkim. Hapi i tretë ishte ankimimi në KAS.

Pasi edhe kjo e fundit la në fuqi çdo vendimmarrje të komisioneve vendimmarrëse në UEFA, skuadra korçare iu drejtua Gjykatës Federale Zvicerane.

Dje u njoftua që edhe kjo e fundit e ka lënë dënimin në fuqi. Skënderbeu është ekipi më i dënuar në planet për trukime.

Klubi i Skënderbeut mori një dënim drastik nga organet disiplinore të UEFA-s: 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe një milion euro gjobë. Dënim i cili u la në fuqi nga KAS-i.

Skuadra korçare më 12 korrik 2019 bëri një rekurs ndaj vendimit të KASit në Gjykatën Federale Zvicerane, për të cilin dje ka marrë njoftimin se vendimi është lënë sërish në fuqi.

Ekipi korçar për këtë dënim ka shlyer vetëm 3 vite.

Pra është kualifikuar 3 herë që të jetë mes skuadrave shqiptare që mund të luajnë në Europë dhe nuk ka marrë pjesë. Diçka që duhet ta bëjë edhe 7 sezone të tjera për ta shlyer totalisht dënimin.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago