Klubet e Premier League bënë me dije qëndrimin e tyre për të përfunduar këtë sezon të kampionatit anglez dhe menjëherë pas gatishmërisë së të gjitha skuadrave për të zbritur në fushë është zbuluar plani me 7 pika përsa i përket masave të sigurisë që të bëhet i mundur fundi i këtij sezoni
1) Ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura në stadiume neutrale që mund të garantojnë sigurinë maksimale. Kjo hipotezë përkrahet nga policia dhe kryeministri Boris Johnson.
2) Testimet. Do të kryhen teste dy herë në javë për lojtarët, stafin teknik, arbitrat dhe pjesëmarrësit në stadiume.
3) Pastrimi i vazhdueshëm i dhomave të zhveshjeve dhe hapësirave të tjera.
4) Protokolli i sigurisë në stërvitje: Stërvitje në grupe me nga 5 futbollistë me maska të specializuara. Karantinë e detyrueshme për lojtarët që kthehen nga jashtë vendit. Ndalim i përdorimit të tualeteve dhe dhomave të zhveshjes.
5) Ndalohet përshtyrja si dhe nxjerrja e ujit apo substancave të tjera të lëngshme nga goja gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.
6) Ndalohen lojtarët të kryejnë masazhe në rast se nuk autorizohen nga klubi.
7) Parkimi i makinave të lojtarëve në 3 metra distancë nga njëri-tjetri.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…