Categories: Uncategorized

Klopp zbulon planin për të përmbysur Atleticon

Jurgen Klopp ka folur në prag të sfidës së dytë me Atleticon.

Trajneri i Liverpool u ka kërkuar lojtarëve të tij të mbrohen si kurrë më parë për të përmbysur rezultatin.

Ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve u mbyll me fitore 1:0 për Atletico Madridin kundër Liverpoolin, që më pas pësoi disfata të pazakonta edhe kundër Watfordit dhe Chelseat.

Që nga atëherë, Sadio Mane dhe Mohamed Salah iu kthyen golave në fitoren e Premierligës kundër Bournemouthit para përballjes të së mërkurës kundër Atletico Madridit në Anfield.

Por, Kloppi e pranon se lojtarët e tij do të duhet të jenë në formën e tyre më të mirë për ta përmbysur rezultatin kundër skuadrës së Diego Simeones, e cila njihet për aftësitë për t’u mbrojtur mirë dhe të mos lejojë pranimin e golave.

“Ne duhet të jemi pothuajse të përsosur. Kështu është. Ne duhet të sulmojmë, të krijojmë raste, ne duhet të mbrohemi ashtu siç nuk jemi mbrojtur kurrë më parë në jetë dhe duhet të jemi interaktiv – kemi nevojë për tifozët në Anfield. Kjo është e vërteta”, ka thënë Klopp.

“Ne e presim një paraqitje me shumë përvojë nga Atletico Madridi. Ata kanë shumë përvojë në të gjitha repartet, por ne duhet të ballafaqohemi me këtë”.

të fundit

Nepali zgjedh kryeministren e parë femër pas protestave të dhunshme. Kush është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Sushila Karki?

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…

1 minute ago

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…

14 minutes ago

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

40 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

49 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

1 hour ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

1 hour ago