Categories: Uncategorized

Klopp ul entuziazmin e tifozave të Liverpool: Parada për festën e titullit mund të presë deri në sezonin tjetër

Trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij do ta festojë titullin e kampionit, edhe nëse shkojnë 12-13 xhiro nga sezoni tjetër.

Klopp nuk shqetësohet nëse të tjetër do t’i quajnë të çmendur. Ai beson se ka vend për festë.

Të lidhura

None found

“Pamundësia për të festuar siç ke planifikuar nuk është e mirë, e kujptoj këtë. Ndihem njësoj. Nuk është ideali im të festoj i vetëm në stadium, pastaj të shkoj në shtëpi”, ka thënë Klopp.

“Nuk ishte kështu kur menduam për këtë. Por, unë nuk mund ta ndryshoj. Pse duhet ta bëjmë të madhe diçka që nuk ndryshohet? Do të vij një ditë kur jeta kthehet në normalitet. Kur dikush gjenë vaksinën, kur dikush gjenë zgjidhje për problemin. Pastaj, ne do të kemi mundësi të festojmë çfarë duam atë ditë”, ka shtuar trajneri.

“Nëse është xhiroja 12 apo 13 e sezonit tjetër dhe ne duam të festojmë, kush mund të na ndalojë? Akoma do të kemi trofeun dhe mund të bëjmë xhiro në qytet, duke qëndruar në autobus. Nëse të tjerët mendojnë se jemi çmendur, nuk më intereson. A mund të jetë festim special? Pa diskutim. Është ndryshe, por ‘ndryshe’ nganjëherë është absolutisht në rregull”, ishin fjalët e gjermanit.

Liverpool ka nevojë për dy fitore këtë sezon që të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit.

të fundit

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

28 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

31 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

39 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

39 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

43 minutes ago