Jurgen Klopp njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, teksa ia ka dalë ta rikthejë edhe Liverpoolin në majat e futbollit.
Gjithashtu tekniku gjerman njihet edhe si një nga trajnerët më gazmorë, pasi me batutat e tij bën bujë të madhe mediatike. Pikërisht batutat nuk kanë munguar as së fundmi, teksa Klopp është tallur me Jose Mourinhon.
Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Liverpoolit ka dhuruar “spektakël” gjatë fjalimit të tij, duke thënë se nuk e di çfarë pozicioni ka luajtur Mourinho si futbollist. “ inqerisht nuk e di nëse kam qenë futbollist më i mirë se Mourinho. A ka luajtur fai utboll? Çfarë roli? Portier? Kush nga ju të pranishëm këtu e dinit se ai ka luajtur si portier? Kështu që mos më fajësoni mua që nuk e dija këtë gjë”, ka thënë tekniku gjerman.“Mos më përmendni ndeshje miqësore, e di që ka luajtur portier. Por dua ta di, seriozisht, ka luajtur Mourinho futboll? Kërkoje pak në Google. Kemi kohë sa të duash, kështu që kërkoje. Çfarë paska luajtur? Mesfushor? Seriozisht? Epo atëherë, më fal Jose (qesh)”, ka shtuar Klopp.
Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga zhdukja e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, pas çarjes së një dige në Klos, nuk…
Bill Gates, do të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale në dy dekadat e ardhshme. Miliarderi ka deklaruar…
I ftuar në “Live From Tirana” ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me…
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi, foli lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit,…
Një arritje revolucionare në shkencën mjekësore: studiuesit nga King’s College London dhe Imperial College kanë rritur për herë të parë…
Me 37 mandate në fushëbetejë, me popullsi relativisht më të re se sa pjesa tjetër e vendit dhe me ekonomi…