Categories: Uncategorized

Klop e konfirmon: Nuk do të shpenzojmë në merkato

Jurgen Klopp ka folur përsëri lidhur me merkaton e Liverpool.

Qysh nga hapja e merkatos, Liverpool vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm të Thiago Alcantara, transferim që po vonohet si pasojë e ofertave të Liverpool.

Të lidhura

None found

‘Reds’ kanë pranuar kritika për atë se nuk po shpenzojmë mjaftueshëm, por trajneri Klopp ka mbrojtur këto politika të klubit.

Ai ka thënë se skuadra nuk do të hedh para dëm gjatë kësaj merkatoje.

“Që kur jam këtu, nuk ka pasur ndonjë merkato kur kam thënë se nëse nuk marrim x lojtarin nuk mund të startojmë sezonin. Asnjëherë”, ka thënë Klopp.

“Jemi në një situatë të mirë, kur nëse mund të transferojmë dikë, atëherë është mirë, por nëse jo, ne kemi përsëri lojtarë të mirë”, ka shtuar gjermani.

“Ne shpenzojmë aq sa fitojmë. Përndryshe, nuk ka kuptim të hedhim para dëm”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Liverpool do të arrijë të sigurojë kartonin e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.

të fundit

Sot nis viti i ri akademik, Presidenti Begaj uron studentët: Universitetet formojnë profesionistët dhe qytetarët që ndërtojnë të ardhmen e vendit

Këtë të hënë, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj, ka uruar studentët dhe pedagogët me…

5 minutes ago

OVL-UÇK zhvendos protestën për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ndryshoi orarin e protestës së paralajmëruar për sot, duke…

19 minutes ago

Jorge Jesus hap mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos te Portugalia: “Vendimi është i tij

Jorge Jesus ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Kombëtarja e Portugalisë për grumbullimin e ardhshëm, duke lënë…

21 minutes ago

Të shtënat gjatë një feste në Georgia shkaktojnë dy viktima dhe rreth 30 të plagosur

Një festë e madhe në qytetin Vienna, në shtetin Georgia të SHBA-së, është kthyer në skenë të një ngjarjeje të…

21 minutes ago

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25 °C

Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026. Sipas hartave të…

21 minutes ago

Protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Sot me fillim nga ora 08:00 do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Kërkesë e protestuesve është votimi i ndryshimit…

28 minutes ago